Pikat kryesore
- Drejtësia shqiptare mori kritika nga amerikanët, reformuesit dhe kontribuesit kryesor për ndryshimet në vendin tonë.
- Juristja Brizida Gjikondi tha për ‘Real Story’ se politika ka bërë lëmshin në sistemin e drejtësisë ku kritikat e kongresmenit ishin tërësisht të sakta.
- Gjikondi shtoi se Gjykata e Apelit ka mbetur me 32 gjykatës, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vetëm 2 gjykatës karriere.
Drejtësia shqiptare mori kritika nga amerikanët, reformuesit dhe kontribuesit kryesor për ndryshimet në vendin tonë. Juristja Brizida Gjikondi tha për ‘Real Story’ se politika ka bërë lëmshin në sistemin e drejtësisë ku kritikat e kongresmenit ishin tërësisht të sakta. Gjikondi shtoi se Gjykata e Apelit ka mbetur me 32 gjykatës, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vetëm 2 gjykatës karriere. Më tej shtoi se Këshilli i Lartë Gjyqësor është ‘vatër infeksioni’ e situatës së drejtësisë në vend. “Të mendosh që Gjykata e Apelit ka vetëm 32 gjykatës nga 72, këtu kupton sa e pamenduar ka qenë reforma në drejtësi. Pa bërë ambiente, pa trajnuar gjyqtarët, është bërë thjesht për të thënë por pa i hyrë në detaje. Kritikat e kongresmentit kanë qenë tërësisht të sakta. Ata që kanë bërë reformën kanë qenë emocionalisht dhe juridikisht të papjekur. Vetingu u bë që të sitej gjyqësori dhe prokuroria e shitur. Është totalisht faji i politikës shqiptare. Është skandaloze që në Gjykatën Kushtetuese nga 9 gjyqtarë, 2 janë karriere. Të tjerët janë të rikatueshëm. Gjykata e Lartë e vetmja që ka ulur stokun. KLP dhe KLGJ, zonjën që është në krye të KLP nuk e kam njohur kurrë. Politika i ka futur duart dhe i ka bërë lëmsh, ndërkohë këta janë autorët. KLGJ është vatër infeksioni i situatës së drejtësisë në vend.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Moment delikat, po goditet ligji”, Çupi: Gjyqtarët po kapen duke rrëzuar shtetin Shtyhet padia e kryeministrit/ Gjikondi: Kushtetuesja tregoi që nuk ka integritet. Argumenti, si i ‘një qyteti të humbur’!