Kushtetuesja e ktheu “Veliajn” në GJL, gjyqtarja Bejtja: Arrestimi, pa asnjë provë që…

Kushtetuesja e ktheu “Veliajn” në GJL, gjyqtarja Bejtja: Arrestimi, pa asnjë provë që…

Pikat kryesore

  • Gjykata Kushtetuese zbardhi sot vendimin e 25 majit, me të cilin vendosi kthimin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë të kërkesës për liri të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
  • Nga zbardhja e sotme e vendimit u mësua edhe arsyetimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
  • Pesë gjyqtarë, Genti Ibrahimi, Sandër Beci, Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji dhe Ilir Toska kanë dalë në një qëndrim për kthimin e çështjes në Gjykatën e Lartë.

Gjykata Kushtetuese zbardhi sot vendimin e 25 majit, me të cilin vendosi kthimin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë të kërkesës për liri të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Nga zbardhja e sotme e vendimit u mësua edhe arsyetimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pesë gjyqtarë, Genti Ibrahimi, Sandër Beci, Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji dhe Ilir Toska kanë dalë në një qëndrim për kthimin e çështjes në Gjykatën e Lartë. “Për sa më sipër, në vlerësimin tonë, pretendimi i kërkuesit se masa e sigurimit personal ‘Arresti në burg’ është joproporcionale në raport me të drejtën e tij për t`u zgjedhur, është i bazuar, ndaj Gjykata duhej të kishte shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë edhe për shkak se nuk ka konstatuar këtë shkelje, duke dështuar në rolin e saj subsidiar të kontrollit të respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të individit”, ka qenë qëndrimi i 4 prej 5 gjyqtarëve, Genti Ibrahimi, Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Fiona Papajorgji. Ndërkohë, gjyqtarja Sonila Bejtja, në një argumentim paralel, thotë se Erion Veliaj në fakt është arrestuar pa prova të mjaftueshme dhe se qëndrimi i tij në burg është në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Lini një Përgjigje