Kushtetuesja ‘bllokon’ formimin e Qeverisë, Musa: Triumfoi drejtësia e interesi publik!

Avokati Skënder Musa ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, duke ndaluar çdo veprim të Kuvendit dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë, ka qenë i pritshëm dhe i justifikueshëm.

“Vendimi ka qenë i pritshëm për shkak se nuk ka asnjë dilemë që nuk është konstitu Kuvendi i Kosovës në aspektin juridik.

Pasi që dihet se Kuvendi i ka nënkryetarët e partive të mëdha shqiptare dhe të paraparë edhe nënkryetarët nga minoriteti serb dhe të tjerët”, tha Musa në emisionin FIVE.

Ai shtoi se Kushtetuesja është duke mbrojtur rendin kushtetues, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, pavarësisht se si partitë politike tentojnë të krijojnë krizë për interesa elektorale.

Musa kujtoi se Kosova tashmë ka pasur dy presidentë që kanë dhënë dorëheqje për shkelje të Kushtetutës, prandaj një veprim i tillë nuk duhet të përsëritet.

*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.

Lini një Përgjigje