Kurti kujton Nënë Terezën në 28-vjetorin e vdekjes së saj: Ajo mbetet shembulli më i…

Kurti kujton Nënë Terezën në 28-vjetorin e vdekjes së saj: Ajo mbetet shembulli më i lartë i humanitetit ndër njerëz Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 28-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, bamirëses së madhe shqiptare, e cila u nda nga jeta më 5 shtator 1997. Kurti ka rikujtuar jetën dhe veprën e saj, duke theksuar se Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, me origjinë nga Prizreni dhe Gjakova, u bë e njohur në mbarë botën përmes veprimtarisë së saj humanitare në Indi. “Bota vazhdon ta kujtojë e ta nderojë Nënë Terezën sepse virtytet dhe vlerat e saj janë universale. Si shqiptare, ajo mbetet shembulli më i lartë i humanitetit ndër njerëz”, shkroi Kurti. Mendimi për motin: Kryesisht me diell e nxehtë në fundjavë Kurti kujton Nënë Terezën në 28-vjetorin e vdekjes së saj: Ajo mbetet shembulli më i lartë i humanitetit ndër njerëz “Është një vijë e kuqe”, Egjipti ngre tonet: S’do ta lejojmë zhvendosjen e palestinezëve Një burrë dhe një grua vdesin pas një aksidenti në Astrazub të Malishevës, dy të tjerë hospitalizohen Tirana, Elbasani dhe Korça me ajrin më të ndotur në Shqipëri

Lini një Përgjigje