Kursi i këmbimit të Lekut, BSH: Pritshmëritë për ekonominë janë pozitive, por duhet ulur…

Kursi i këmbimit të Lekut, BSH: Pritshmëritë për ekonominë janë pozitive, por duhet ulur…

Pikat kryesore

  • Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, sfidat mbeten të pranishme.
  • Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025?
  • Ekonomia shqiptare ka pasur, në tërësi, një ecuri pozitive gjatë vitit 2025.

Kursi i këmbimit të Lekut, BSH: Pritshmëritë për ekonominë janë pozitive, por duhet ulur varësia nga sektorët e veçantë Banka e Shqipërisë, në përgjithësi, ngelet optimiste për perspektivën e rritjes ekonomike gjatë tre viteve të ardhshme. Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, sfidat mbeten të pranishme. Përveç rreziqeve që mund të vijnë nga jashtë, zhvillimet e pafavorshme demografike, ndryshimet klimatike, si dhe revolucioni teknologjik e digjital, mbeten sfida afatgjata strukturore me të cilat do të përballet zhvillimi i vendit. Banka Qendrore sugjeron që adresimi i tyre kërkon investime të mëtejshme në arsim e shëndetësi, si instrumente të domosdoshme për rritjen afatgjatë të produktivitetit, si dhe forcimin e rrjeteve të sigurisë, përfshi edhe një rishikim e reformë të sistemit të pensioneve. Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025? Ekonomia shqiptare ka pasur, në tërësi, një ecuri pozitive gjatë vitit 2025. Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.6% gjatë gjysmës së parë të vitit; analiza e informacionit të disponuar na shtyn të besojmë se ritmi i rritjes ka qenë i ngjashëm edhe gjatë gjysmës së dytë. Ndonëse në ngadalësim krahasuar me dy vitet paraardhëse, kjo është një rritje solide dhe pranë vlerësimit tonë për potencialin afatmesëm të këtij treguesi. Në të njëjtën kohë, rritja e kërkesës agregate dhe e prodhimit ekonomik është pasqyruar edhe në tregun e punës. Punësimi në sektorin privat jobujqësor është rritur me një mesatare prej 4.7% gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, ndërkohë që norma e papunësisë qëndron në nivele minimale historike prej 8.1%. Po ashtu, pagat në sektorin privat janë rritur me një ritëm mesatar prej 9.7% në terma nominale dhe 7.4% në terma reale. Këto zhvillime sugjerojnë se rritja ekonomike po pasqyrohet në rritje të mirëqenies për një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare. Në të njëjtën kohë, parametrat kryesorë të stabilitetit ekonomik e financiar të vendit kanë ardhur në përmirësim. Së pari, inflacioni i çmimeve të konsumit ka qenë i ulët dhe i qëndrueshëm, duke u luhatur rreth një niveli mesatar prej 2.3%.

Lini një Përgjigje