Pikat kryesore
- Sipërmarrësi Endri Meksi, njëkohësisht pronar i televizionit MCN, ka folur për aferat e AKSH-it, në emisionin Të Paekspozuarit.
- I pyetur nga Baton Haxhiu, për lidhet e tij me biznesmenët Agasi dhe Beqiri që sot janë nën akuzë nga SPAK, Meksi shpjegoi njohjet me ta.
- Ndër të tjera, Meksi tha se Ermal Beqiri ka shantazhuar strukturën drejtuese të AKSH-it, madje sipas tij, Beqiri mund të ketë shantazhuar edhe vetë Agasin.
Sipërmarrësi Endri Meksi, njëkohësisht pronar i televizionit MCN, ka folur për aferat e AKSH-it, në emisionin Të Paekspozuarit. I pyetur nga Baton Haxhiu, për lidhet e tij me biznesmenët Agasi dhe Beqiri që sot janë nën akuzë nga SPAK, Meksi shpjegoi njohjet me ta. Ndër të tjera, Meksi tha se Ermal Beqiri ka shantazhuar strukturën drejtuese të AKSH-it, madje sipas tij, Beqiri mund të ketë shantazhuar edhe vetë Agasin. Baton Haxhiu: A keni njohuri të fortë, të paktë, apo vetëm kalimthi me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin? Endri Meksi: Me të dy kam goxha njohuri. Baton Haxhiu: Kur mendoni se kjo njohuri është shndërruar në armiqësi? Keni patur ndonjë debat, që ata kanë kërkuar, që koha juaj për AKSHI-n ka përfunduar?