Pikat kryesore
- Nuk ndodhi si në 2010, kur Andres Iniesta i dha Spanjës titullin botëror me gol në minutën e 116-të, pra fare pranë penalltive.
- Në finalen e kësaj të diele në Nju Xhersi, Ferran Torres goditi sërish në kohën shtesë, në minutën e 106-të.
- Ylli i Barcelonës erdhi nga stoli për t’i dhënë ekipit Kupën e FIFA-s, ndërsa nuk ishte rasti I parë që një zëvendësues tundte rrjetën në finale.
Ishte si një lëvizje shahu. Nuk ndodhi si në 2010, kur Andres Iniesta i dha Spanjës titullin botëror me gol në minutën e 116-të, pra fare pranë penalltive. Në finalen e kësaj të diele në Nju Xhersi, Ferran Torres goditi sërish në kohën shtesë, në minutën e 106-të. Ylli i Barcelonës erdhi nga stoli për t’i dhënë ekipit Kupën e FIFA-s, ndërsa nuk ishte rasti I parë që një zëvendësues tundte rrjetën në finale. Historia nisi në 1978, kur Dik Naninga barazoi 1-1 për Holandën në finalen e Kampionatit Botëror ndaj Argjentinës në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit. Ishte minuta e 80-të, edhe pse kjo nuk I pengoi “gauçosit” që të kampione të botës me Mario Kempesin në fushë. Kaluan katër vjet dhe në 1982 në “Santiago Bernabeu” të Madridit, një zëvendësues italian sigloi golin e tretë. Alesandro Altobeli goditi për 3-0 përballë Gjermanisë që thjesht ngushtoi shifrat në fund. Në 1986, pra në Botërorin e radhës, Gjermania u kthye në barazim 2-2 kundër Argjentinës në stadiumin “Azteka” të Qytetin e Meksikos. Goli u shënua nga Rudi Fëler, sulmuesi që erdhi nga stoli, ndonëse Diego Armando Maradona e udhëhoqi ekipin argjentinas drejt trofeut të dytë në histori. Në 2014, u shënua një nga rrjetat më dramatike dhe më vendimtare të finaleve, kur zëvendësuesi Mario Gëce i dha Gjermanisë fitoren 1-0 sërish ndaj njohjes së vjetër, Argjentinës, në stadiumin legjendar “Marakana” në Rio de Zhaneiro. Edhe kjo ndodhi në minutat e fundit të shtesës. I fundit rast, sërish për infarkt dhe përcaktues ishte ky i Ferran Torresit. Argjentina ka qenë në 4 nga pesë finale të tilla, ndërsa Gjermania në tre./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Botërori bën “lëmsh” edhe “topin e artë”/ Shumë emra për të fituar trofeun, por asnjë favorit kryesor De La Fuente, historia e një fituesi/ Tekniku i Spanjës mori trofeun e radhës, këtë herë Botërorin Finalja e “Botërorit” nuk ka mbaruar/ Vijojnë polemikat për sjelljen e Argjentinës gjatë dhe pas ndeshjes