Pikat kryesore
- Dy ditë më parë, Brikena Selmani kishte të ftuarin më të veçantë në “Top Arena”, partnerin e saj, Mateo Borrin.
- Ky i fundit është vënë përballë pyetjeve pikante dhe nuk ka ngurruar që të tregojë detaje nga historia e tyre e dashurisë.
- I pyetur se kush është me xhelozi, Mateo u shpreh se ai e ka pranuar që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se është xheloz dhe e ndryshon dot.
Dy ditë më parë, Brikena Selmani kishte të ftuarin më të veçantë në “Top Arena”, partnerin e saj, Mateo Borrin. Ky i fundit është vënë përballë pyetjeve pikante dhe nuk ka ngurruar që të tregojë detaje nga historia e tyre e dashurisë. I pyetur se kush është me xhelozi, Mateo u shpreh se ai e ka pranuar që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se është xheloz dhe e ndryshon dot. Ai shtoi se mund ta zbusë, por jo ta eliminojë. Ndërkohë duke e përshkruar partneren e tij, Borri tha ‘e bukur, e zgjuar, pak dramatike, pak impulsive, ambicioze dhe e shkathët’. Pyetja më pikante që i bëri Brikena ishte nëse ka dashur ndonjë vajzë më shumë se atë dhe Mateo u përgjigj që ‘jo’. Brikena: Kush është më shumë xheloz prej ne të dyve dhe pse ti? Mateo: Unë mbahem për person i drejtpërdrejtë, ashtu si dhe për xheloz, këtë e kam thënë edhe në Big. Për një njeri që dua, do bëhem xheloz dhe këtë gjë nuk e ndryshoj dot kurrë në karakterin tim. Mund ta zbus, mund ta përmbaj veten, por jo ta eliminoj. Po mos të isha xheloz, nuk të dua. Brikena: Si do më përshkruaje mua me 5 fjalë? Mateo: E bukur, e zgjuar, pak dramatike, pak impulsive, ambicioze dhe e shkathët, u bënë gjashtë. Brikena: Unë mendoj se ti je një nga meshkujt më ideal për çdo vajzë dhe unë jam shumë e lumtur që të kam gjetur ty, se për mua je mashkulli im ideal. Mateo: A vdeksha, ta ha zemrën. Brikena: A ke dashur ndonjëherë ndonjë vajzë më shumë se mua? Mateo: Siç thonë dashuritë janë të ndryshme, sa i përket familjes dhe partneres. Jo, nuk kam dashur asnjë femër sa ty dhe këtë e kam kuptuar në momentin që kam shkelur shumë gjëra të vetes sime që nuk kam menduar se do i shkelja kurrë për një partnere. Dhe ajo e vetmja je ti, sikur më ke bërë magji. Brikena: Magji të zezë.