Kryeministria Përplasjet: Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te…

Kryeministria Përplasjet: Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te…

Pikat kryesore

  • Përplasjet e Adriatik Lapajt dhe simpatizantëve të tij me policinë, që vijojnë të qëndrojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama në formë proteste, kanë vijuar dhe mbrëmjen e sotme.
  • Si shkak është bërë rrethimi që Lapaj e mbështetës të tij kanë bërë në trotuar me kartonë e karrige ku qëndrojnë ditën e natën.
  • Nga pamjet shihet sesi një numër i konsiderueshëm efektivësh afrohen dhe prishin kartonët e vendosur për mbrojtje nga i ftohti dhe marrin sendet e tjera duke i ngarkuar në një mjet për t’i larguar.

Përplasjet e Adriatik Lapajt dhe simpatizantëve të tij me policinë, që vijojnë të qëndrojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama në formë proteste, kanë vijuar dhe mbrëmjen e sotme. Si shkak është bërë rrethimi që Lapaj e mbështetës të tij kanë bërë në trotuar me kartonë e karrige ku qëndrojnë ditën e natën. Nga pamjet shihet sesi një numër i konsiderueshëm efektivësh afrohen dhe prishin kartonët e vendosur për mbrojtje nga i ftohti dhe marrin sendet e tjera duke i ngarkuar në një mjet për t’i larguar. Ndërkohë në një moment, teksa Rama ka lënë ambientet e kryeministrisë, të grumbulluarit në bulevard, një zëri kanë thirrur “Edi Rama o hajdut”. Njëri prej aktivistëve është shoqëruar në polici. Nga kjo ndërhyrje e policisë, Lapaj e mbështetës të tij janë nisur për të protestuar përpara komisariatit nr.1. Adriatik Lapaj i vetëm më 8 dhjetor, vendosi të qëndronte pa lëvizur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” poshtë zyrës së Ramës e më pas atij iu bashkuan mbështetës së partisë së tij si dhe aktivistë.

Lini një Përgjigje