Pikat kryesore
- Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të TikTok, tha kryeministri Edi Rama për POLITICO , ndërsa vlerësoi platformën për bashkëpunimin e saj.
- Rama tha se pas takimeve konstruktive me platformën e mediave sociale, “jemi të kënaqur me rezultatin.
- E kemi bërë partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt në vijim do t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç e premtuam”.
Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të TikTok, tha kryeministri Edi Rama për POLITICO , ndërsa vlerësoi platformën për bashkëpunimin e saj. Rama tha se pas takimeve konstruktive me platformën e mediave sociale, “jemi të kënaqur me rezultatin. E kemi bërë partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt në vijim do t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç e premtuam”. Rama tha se ishte “shumë i befasuar” nga reagimi i TikTok pas vendimit fillestar të Shqipërisë për të ndaluar platformën. “Sepse në fillim, për shkak se ishte normale të mendonim se ata do të na luftonin, ata do të hakmerreshin ndaj nesh, do të na ngacmonin. I takova vetë dhe mbeta shumë i impresionuar nga qëndrimi i tyre. Ata po i dëgjonin me shumë kujdes pikat tona”, tha Rama për POLITICO në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Kur u pyet nëse ndalimi ishte efektiv në frenimin e dhunës në shkolla, Rama u përgjigj: “Ka qenë efektiv në ndërtimin e kësaj marrëdhënieje me TikTok-un dhe në sjelljen e disa masave mbrojtëse që nuk ekzistonin.”/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Godina ku luhet teatri i turpit”/ Rama takon Thaçin në Hagë: E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur Rama: Pafajësi për Thaçin/ “Ish liderët e UÇK mbahen padrejtësisht në burg” Samiti BE–Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama ndan videokartolinë