Kryeministri Rama mbledh sot qeverinë dhe Grupin Parlamentar të PS-së

Kryeministri Rama mbledh sot qeverinë dhe Grupin Parlamentar të PS-së

Pikat kryesore

  • TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama mbledh këtë të premte qeverinë dhe grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
  • Një ditë më parë, Rama publikoi një pjesë të fjalimit, që pritet ta mbajë sot para socialistëve.
  • Kreu i qeverisë paralajmëroi se do të ketë edhe një reflektim për protestuesit e vërtetë.

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama mbledh këtë të premte qeverinë dhe grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Një ditë më parë, Rama publikoi një pjesë të fjalimit, që pritet ta mbajë sot para socialistëve. Kreu i qeverisë paralajmëroi se do të ketë edhe një reflektim për protestuesit e vërtetë. Ai pohoi se tashmë në bulevard nuk zhvillohet më “protesta e flamingove”, por vetëm ajo e “sorrave dhe korbave”. ““Përshëndetje. Nuk e di a e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe të qeverisë. Desha të ndaj me ju këtë moment sepse ky kor më ekzalton. Shihemi nesër paradite, mbledhja fillon në 09:30. Do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flaimgove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, theksoi Rama . Mbledhja siç e paralajmëroi kryeministri Rama pritet të nisë në orën 09:30 minuta./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju Rama, thirrje bizneseve/ Kryeministri i fton të aplikojnë në programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”

Lini një Përgjigje