Pikat kryesore
- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas daljes nga SPAK.
- Kryemadhi u shpreh se në 240 faqe akuzë pjesa më e madhe janë fokusuar te ajo, dhe vetëm 35 faqe janë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta.
- “ Në 240 faqe akuzë që janë paraqitur 35 janë për CEZ-DIA-n për Ilir Metën dhe gjithë pjesa tjetër është e detajuar dhe është fokusuar te unë ”, tha Kryemadhi.
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas daljes nga SPAK. Kryemadhi u shpreh se në 240 faqe akuzë pjesa më e madhe janë fokusuar te ajo, dhe vetëm 35 faqe janë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta. “ Në 240 faqe akuzë që janë paraqitur 35 janë për CEZ-DIA-n për Ilir Metën dhe gjithë pjesa tjetër është e detajuar dhe është fokusuar te unë ”, tha Kryemadhi. Gjatë hyrjes në Prokurorinë e Posaçme ish-kryetarja e LSI-së tha se po ikën “ drejt një beteje ligjore shumë domethënëse ”, duke mos i kursyer batutat me gazetarët.