Pikat kryesore
- Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte, më 5 shkurt, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Ai ka qëndruar rreth dy orë në ambientet e SPAK, ku ka dhënë sqarime përpara prokurorëve.
- Pas daljes nga SPAK, Golemi deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit në dijeni, por nuk dha detaje të tjera se për çfarë çështje bëhej fjalë.
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte, më 5 shkurt, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai ka qëndruar rreth dy orë në ambientet e SPAK, ku ka dhënë sqarime përpara prokurorëve. Pas daljes nga SPAK, Golemi deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit në dijeni, por nuk dha detaje të tjera se për çfarë çështje bëhej fjalë. “Isha si person në dijeni për një çështje me një institucion të Bashkisë Gjirokastër” , tha Golemi ndërsa mohoi se kishte të bënte me tenderë për ndërtimin e rrugëve apo ujësjellësin.