Pikat kryesore
- Sipas këtij vendimi, çmimi i EURODIZELIT (D-Е V) do të rritet me 2,50 den/litër.
- Ndërkaq, benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohen secila me nga 1,00 den/litër.
- Edhe Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të ketë rritje prej 2,00 den/litër, ndërsa çmimi i Мazutit М-1 SU do të pësojë ulje prej 0,265 denarë/kg.
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, me një mesatare prej 1,47 % krahasuar me vendimin e datës 29.6.2026, shkruan Maqedoni. Sipas këtij vendimi, çmimi i EURODIZELIT (D-Е V) do të rritet me 2,50 den/litër. Ndërkaq, benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohen secila me nga 1,00 den/litër. Edhe Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të ketë rritje prej 2,00 den/litër, ndërsa çmimi i Мazutit М-1 SU do të pësojë ulje prej 0,265 denarë/kg. Çmimet maksimale të derivateve të naftës, që do të hyjnë në fuqi nga data 7.7.2026 në ora 00:01, janë si vijon: ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet për 85,50 (denarë/litër) ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet për 87,50 (denarë/litër) ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 82,50 (denarë/litër) Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) do të shitet për 81,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU do të shitet për 41,230 (denarë/kilogram).