Kroacia fiton, por mallkon fatin/ Skuadra e trajnerit Dalic mundi Ganën, doli e dyta në…

Kroacia fiton, por mallkon fatin/ Skuadra e trajnerit Dalic mundi Ganën, doli e dyta në…

Pikat kryesore

  • Kroacia ka qenë në diskutim gjatë gjithë këtij Botërori, sidomos pas humbjes me Anglinë, por duket se brezi I artë I Luka Modriçit me shokë nuk ka ndërmend të shuhet kaq lehtë.
  • Pas suksesit të vështirë dhe minimal ndaj Panamasë, të mbiquajturit “të zjarrtët” ia dolën edhe në duelin për vendin e dytë në grup, në atë kundër Ganës.
  • Fitore 2-1 me gola nga Suçiç në pjesën e parë, barazim të afrikanëve me anë të rrjetës nga Lukasen në 73’ dhe vulosje përfundimtare të rezultatit me autor sulmuesin Nikola Vlashiç.

Kroacia ka qenë në diskutim gjatë gjithë këtij Botërori, sidomos pas humbjes me Anglinë, por duket se brezi I artë I Luka Modriçit me shokë nuk ka ndërmend të shuhet kaq lehtë. Pas suksesit të vështirë dhe minimal ndaj Panamasë, të mbiquajturit “të zjarrtët” ia dolën edhe në duelin për vendin e dytë në grup, në atë kundër Ganës. Fitore 2-1 me gola nga Suçiç në pjesën e parë, barazim të afrikanëve me anë të rrjetës nga Lukasen në 73’ dhe vulosje përfundimtare të rezultatit me autor sulmuesin Nikola Vlashiç. Modriç shërbeu asistin e golit të dytë, ndërsa Kovaçeviç krijoi të parin. E vërteta është që ballkanasit bënë më shumë, edhe pse në momente të caktuara patën fat. Edhe zotërimi I topit, edhe totali I gjuajtjeve ishte për të besuarit e trajnerit Zlatko Daliç, madje goditjet në kuadrat ishin 4-1. Për të tretën herë radhazi, u arrit raundi I dytë dhe pretendimet janë të mëdha, sepse në dy Botërorët e mëparshëm u arrit vendi I dytë dhe I tretë. Gjithsesi, mediat e Zagrebit nuk janë aspak të lumtura me shortin pasi në raundin tjetër, atë me eliminim direkt, Kroacia do të ndeshet me Portugalinë, që nuk ka qenë aspak një fat I mirë. Gjithsesi, do të kemi mundësi të ndjekim duelin e fundit mes legjendave Luka Modriç e Kristiano Ronaldo. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Biskota” e pare zyrtare e Botërorit/ Algjeria dhe Austria barazojnë 3-3, kualifikohen të dyja Kongo përballë “Luanëve”/ Afrikanët arritën një sukses duke u kualifikuar në Botëror Kolumbia më e fortë së CR7/ Ronaldo e Portugalia e tij janë me fat që morën barazimin

Lini një Përgjigje