Pikat kryesore
- Republika Demokratike e Kongos, kaloi në fazën e dytë të Kupës së Botës në Amerikën e Veriut, pasi arriti fitoren e parë, ndërsa në ndeshjen e kaluar pati edhe barazimine parë.
- Pika ndaj Portugalisë së Ronaldos u shoqërua me suksesin përballë Uzbekistanit, një tripikësh që siguroi kualifikimin dhe një duel me Anglinë në sfidën me eliminim direkt.
- Ylli I sulmit, Zhoan Uisa, shënoi dy gola të tjerë në turne, të parin në 68’ me penallti dhe të dytin në minutën e parë shtesë.
Në një turne të tillë mundësitë janë shumë më të mëdha. Republika Demokratike e Kongos, kaloi në fazën e dytë të Kupës së Botës në Amerikën e Veriut, pasi arriti fitoren e parë, ndërsa në ndeshjen e kaluar pati edhe barazimine parë. Pika ndaj Portugalisë së Ronaldos u shoqërua me suksesin përballë Uzbekistanit, një tripikësh që siguroi kualifikimin dhe një duel me Anglinë në sfidën me eliminim direkt. Ylli I sulmit, Zhoan Uisa, shënoi dy gola të tjerë në turne, të parin në 68’ me penallti dhe të dytin në minutën e parë shtesë. Majele gjeti avantazhin 2-1 në 78’, ndërsa uzbekistanasit kaluan të parët në epërsi që në 10’, kur shënoi lojtari I tyre më I njohur, Shomurodov. Dikur me emrin Zaire, kongolezët morën pjesë në Kupën e Botës në 1974 në Gjermani, duke pësuar tri humbje, por duke qenë ekipi I 16-të në planet, sepse atëherë merrnin pjesë pikërisht 16 kombëtare. Do të thotë se do të duhet të kalohet Anglia, që të barazohet suksesi I atëhershëm. Interesant fakti që kjo ndeshje ndoshta jo aq shumë me emër të madh u ndoq nga mbi 68 000 shikues në stadiumin e Atlantës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një arritje e këtij Botërori, që ka vendosur rekord për shikueshmërinë. Tashmë, Uzbekistani shkon në shtëpi, ndërsa kongolezët do të kenë ndeshjen e jetës ndaj Anglisë, besohet sërish në prani shumë të madhe të shikuesve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Messi shënon edhe nga “stoli”/ “Pleshti” luan si zëvendësues, Argjentina mund 3-1 edhe Jordaninë “Biskota” e pare zyrtare e Botërorit/ Algjeria dhe Austria barazojnë 3-3, kualifikohen të dyja Kroacia fiton, por mallkon fatin/ Skuadra e trajnerit Dalic mundi Ganën, doli e dyta në grup