Pikat kryesore
- Besëlidhja po tregon qartë se e ka marrë seriozisht projektin për të qenë një prej skuadrave më ambicioze në Kategorinë e Parë, ndërsa lëvizjet e fundit në merkato e përforcojnë edhe më shumë këtë ide.
- Klubi lezhjan ka zyrtarizuar së fundmi afrimin e Lucian Radu, mesfushorit që vjen nga FC Zimbru Chisinau në Moldavi, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale.
- Radu mbylli sezonin e fundit me 30 ndeshje të luajtura, duke realizuar 2 gola dhe duke dhënë 6 asiste, shifra që kanë shtyrë Besëlidhjen të finalizojë tratativën për të shtuar cilësi dhe energji në repartin e mesfushës.
Besëlidhja po tregon qartë se e ka marrë seriozisht projektin për të qenë një prej skuadrave më ambicioze në Kategorinë e Parë, ndërsa lëvizjet e fundit në merkato e përforcojnë edhe më shumë këtë ide. Klubi lezhjan ka zyrtarizuar së fundmi afrimin e Lucian Radu, mesfushorit që vjen nga FC Zimbru Chisinau në Moldavi, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale. Radu mbylli sezonin e fundit me 30 ndeshje të luajtura, duke realizuar 2 gola dhe duke dhënë 6 asiste, shifra që kanë shtyrë Besëlidhjen të finalizojë tratativën për të shtuar cilësi dhe energji në repartin e mesfushës. “KF Besëlidhja ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit moldav Lucian Radu, i cili bashkohet zyrtarisht me klubin tonë. 20-vjeçari vjen nga klubi FC Zimbru Chișinău dhe është gjithashtu pjesë e Moldovisë U-21, duke sjellë energji, cilësi dhe potencial të madh për mesfushën tonë. I urojmë Lucianit suksese me fanellën e Besëlidhjes dhe shumë momente të bukura së bashku!