Mesfushori Kristjan Asllani doli si figura kryesore e ndeshjes, duke e cilësuar atë si një "finale" për ekipin e tij. Pas përfundimit të sfidës, ai ndau emocionet e tij, duke theksuar se ishte një moment i rëndësishëm në garë. "Ishte një emocion i madh. Kjo ishte një finale për ne, na duheshin tri pikë. Jam i lumtur për mënyrën si luajtëm, vrapuam gjatë gjithë ndeshjes dhe treguam një frymë ekipore të shkëlqyer. Këto ishin pikët që na nevojiteshin për të vazhduar përpara," tha Asllani, duke shprehur optimizëm për sfidat e ardhshme.
Kristjan Asllani: Heroi i ndeshjes, mendova se nuk do futesha më pas