Policia e Shtetit ka përgatitur një plan të detajuar për të siguruar rendin dhe sigurinë në prag të ndeshjes së futbollit "Shqipëri-Letoni", e cila do të zhvillohet nesër më 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin "Arena Kombëtare" në Tiranë. Autoritetet njoftojnë se do të ketë kontrolle të rrepta brenda stadiumit, ndërsa kufizimet e qarkullimit do të fillojnë që nga ora 17:00 në disa nga akset kryesore të qytetit. Po ashtu, do të përdoren pajisje anti-dronë për të garantuar sigurinë e ngjarjes. Në terren do të jenë të angazhuar qindra efektivë policie për të siguruar një zhvillim të qetë dhe të sigurt të aktivitetit.
Tirana paralizohet nga masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Letoni