Mesfushori Kristjan Asllani ka qenë figura kryesore e ndeshjes, duke e quajtur atë një “finale” për skuadrën e tij. Pas përfundimit të sfidës, ai shprehu emocionet e tij duke theksuar rëndësinë e tri pikëve të fituara. “Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme. Kjo ishte një finale për ne, dhe ishim të detyruar të merrnim tri pikë. Jam i kënaqur që e dhuruam maksimumin në fushë dhe luajtëm si ekip,” u shpreh Asllani. Ai gjithashtu pranoi se kishte frikë se pas një goditjeje të fortë, mund të mos vazhdonte më në lojë, por përfundimisht arriti të kontribuonte në suksesin e skuadrës.
Kristjan Asllani: Heroi i ndeshjes, mendova se nuk do futesha më pas