Pikat kryesore
- Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 460 miliardë lekë ose rreth 4.75 miliardë euro në fund të vitit të kaluar.
- Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e kredisë për pasuri të paluajtshme u rrit me 15.6 % gjatë vitit 2025.
- Kjo shifër përfshin të dyja segmentet e klientëve, biznese dhe individë.
Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 460 miliardë lekë ose rreth 4.75 miliardë euro në fund të vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e kredisë për pasuri të paluajtshme u rrit me 15.6 % gjatë vitit 2025. Kjo shifër përfshin të dyja segmentet e klientëve, biznese dhe individë. Pjesa më e madhe e portofolit i takon individëve, me afërsisht 53% të ekspozimit total në hua për pasuri të paluajtshme, ndërsa diferenca prej 47% është kredi e dhënë për bizneset. Kjo shifër përfshin të dyja segmentet e klientëve, biznese dhe individë. Pjesa më e madhe e portofolit i takon individëve, me afërsisht 53% të ekspozimit total në hua për pasuri të paluajtshme, ndërsa diferenca prej 47% është kredi e dhënë për bizneset. Gjatë vitit 2025, rritja më e shpejtë u shënua pikërisht në segmentin e individëve, ku portofoli u zgjerua me 16.7%, ndërsa në segmentin e bizneseve rritja e kredisë për pasuri të paluajtshme ishte pak më e ulët, në nivelin 14.3%. Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme përbën më shumë se gjysmën e portofolit total të kredisë së dhënë për sektorin privat të ekonomisë. Në periudhën pas pandemisë, sektori bankar e ka rritur ndjeshëm portofolin e kredisë për prona, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Që nga fillimi i vitit 2020, portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme është rritur me 122%. Vlerësohet se kreditimi ka qenë faktor shumë i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme. Por, nga ana tjetër, kjo ka rritur edhe ekspozimin e sektorit bankar kundrejt ecurisë së tregut të pasurive të paluajtshme. Në shumicën dërrmuese të rasteve, kreditë për pasuri të paluajtshme janë të siguruara me prona të lëna si kolateral në favor të bankave (në rastin më të zakonshëm, vetë prona e blerë me kredi). Një krizë e mundshme në tregun e pasurive të paluajtshme do të ulte vlerën e kolateralit dhe do të ekspozonte bankat ndaj rreziqeve për humbje nga kreditë.