Pikat kryesore
- “Familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, megjithatë, kanë shumë më tepër arsye për të qenë krenare për bijtë e tyre, sepse ata u takojnë të gjithëve, e mbi të gjitha, Kosovës.
- “Urojmë që ky proces, i dalë prej binarëve të drejtësisë dhe arsyes, të përfundojë sa më shpejt me verdiktin që e presim të gjithë, lirinë e çlirimtarëve, që ata të kthehen te familjet dhe te populli i tyre.
string(136) “krasniqi-viziton-familjet-e-ish-krereve-te-uckse-qe-jane-ne-hage-urojme-qe-ky-proces-te-perfundoje-sa-me-shpejt-me-lirine-e-clirimtareve” Krasniqi viziton familjet e ish krerëve të UÇK’së që janë në Hagë: Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt me lirinë e çlirimtarëve Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjet e ish presidentit Hashim Thaçi, ish kryekuvendarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi. “Në pesëvjetorin e shkuarjes në Hagë të Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqit, vizituam familjet e tyre për të shprehur solidaritetin tonë të plotë me mallin dhe vuajtjen e tyre për më të dashurit që u mungojnë prej një kohe të gjatë.” Ai ka thënë se këto familje kanë shumë arsye për të qenë krenarë me bijtë e tyre. “Familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, megjithatë, kanë shumë më tepër arsye për të qenë krenare për bijtë e tyre, sepse ata u takojnë të gjithëve, e mbi të gjitha, Kosovës. Ata ishin bashkë në luftë, bashkë në ndërtimin e shtetit, dhe sot janë bashkë në përballjen me padrejtësinë, me të njëjtin dinjitet që i ka përcjellë gjithmonë.” Krasniqi ka shtuar se uron që procesi në Hagë të përfundojë sa më shpejtë me lirimin e tyre. “Urojmë që ky proces, i dalë prej binarëve të drejtësisë dhe arsyes, të përfundojë sa më shpejt me verdiktin që e presim të gjithë, lirinë e çlirimtarëve, që ata të kthehen te familjet dhe te populli i tyre. Kosova ju pret!” Trump: Rezultatet e zgjedhjeve jo të mira për republikanët, nëse demokratët vijnë në pushtet do të ishte situatë e keqe Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të… Kurti tha se ka punuar në heshtje për krerët e UÇK’së, Gucati: S’i besoj, ai vetë ju ka thënë ju jeni për Hagë Prokuroria Speciale nis hetimet për rastin e plagosjes së zyrtarit të BE-së në Gjakovë Krasniqi viziton familjet e ish krerëve të UÇK’së që janë në Hagë: Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt me lirinë e çlirimtarëve Intervistë| Hasani: Presidentja e shkeli Kushtetutën – mandatimi i Konjufcës, përllogaritje politike me Kurtin “Veç mos e zënsha në rrugë”, paraburgim për personin që dyshohet se e kërcënoi gjyqtarin në Ferizaj Mirena e quan Dimal Bashën “langarec” pas deklaratës se Astrit Deharit iu bë më keq se në kohën e Millosheviqit