Pikat kryesore
- Në mesazhin e tij, Gjebrea thekson se Selin ia doli të përçonte dinjitet dhe të kthehej në një model për publikun: “ Sonte është mbrëmja ku të gjithë ata që identifikohen me ty, janë krenarë.
- Tashmë je pjesë e të gjitha familjeve të shëndetshme shqiptare, me parime, vlera dhe qëndrime dinjitoze.
Fitorja e Selin në “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë reagime të panumërta, por një nga urimet më të ndjera dhe me peshë ka ardhur nga një figurë shumë e rëndësishme e ekranit shqiptar, i cili është edhe mentori i saj i parë në televizion: Ardit Gjebrea. Përmes një postimi në rrjetet sociale, moderatori dhe producenti i njohur ka ndarë një foto krah fitueses, duke i dedikuar fjalë mjaft vlerësuese për rrugëtimin dhe karakterin që ajo tregoi përgjatë muajve brenda shtëpisë. Në mesazhin e tij, Gjebrea thekson se Selin ia doli të përçonte dinjitet dhe të kthehej në një model për publikun: “ Sonte është mbrëmja ku të gjithë ata që identifikohen me ty, janë krenarë. Tashmë je pjesë e të gjitha familjeve të shëndetshme shqiptare, me parime, vlera dhe qëndrime dinjitoze. Urime Selin The Real Queen! “