Krasniqi thotë se Kurti i ka kërkuar takim për të diskutuar zgjedhjen e Rashiqit: Kam refuzuar, e çuditshme që do konsultime për të Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka pasë ftesë për takim nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të diskutuar për zgjedhjen e deputetit serb, Nenad Rashiq, nënkryetar Kuvendi. Krasniqi tha se ka refuzuar që ta takojë atë derisa e konsideroi të pakuptimtë refuzimin për konsultë që PDK e kishte pasë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ai tha se Kurti s’ishte i gatshëm të diskutonte për pozitën e kryeparlamentarit, por për Rashiqin është i gatshëm të takohet e të bëjë edhe kompromise. “Unë kam refuzuar që ta takoj sot z.Kurtin përkundër kërkesës së tij që të takohemi për të diskutuar për zgjedhjen e Nenad Rashiqit. Për mua është shumë e çuditshme. Kanë refuzuar të takohen 10 minuta për me e zgjedhë një kryetar Kuvendi që do të ishte i denjë, që nuk do të ishte një figurë kontroverse dhe një figurë problematike siç është Dimal Basha. Por për Nenad Rashiqin Albin Kurti dëshiron edhe me u taku edhe me u konsultu, dëshiron edhe me bë kompromise. Vërtet është i çuditshëm”. Krasniqi akuzoi Kurtin për thellim të krizës institucionale. /Express/ Krasniqi thotë se Kurti i ka kërkuar takim për të diskutuar zgjedhjen e Rashiqit: Kam refuzuar, e çuditshme që do konsultime për të Zgjedhja e Emilia Rexhepit ndaras nga nënkryetari serb, Arben Gashi: Gabim teknik, menduam se po votojmë në pako Gashi: Shihet qartë që Vetëvendosje ka një plan bllokimi institucional në Kosovë Balje: Ndarja e votimit për nënkryetar u bë me qëllim për të blerë kohë, tash po afrohen zgjedhjet lokale Letra e BE-së për Kurtin, Krasniqi: E dhimbshme në çfarë niveli e kanë sjellë vendin KQZ sqaron procedurat e votimit me postë për qytetarët jashtë Kosovës Krasniqi thotë se Kurti i ka kërkuar takim për të diskutuar zgjedhjen e Rashiqit: Kam refuzuar, e çuditshme që do konsultime për të Milani njofton zyrtarisht për nënshkrimin me Nkunkun Zgjedhja e Emilia Rexhepit ndaras nga nënkryetari serb, Arben Gashi: Gabim teknik, menduam se po votojmë në pako Gashi: Shihet qartë që Vetëvendosje ka një plan bllokimi institucional në Kosovë Balje: Ndarja e votimit për nënkryetar u bë me qëllim për të blerë kohë, tash po afrohen zgjedhjet lokale Radhë kilometrike nga Velipoja drejt Shkodrës, fluks i lartë pushuesish në kthim
Krasniqi thotë se Kurti i ka kërkuar takim për të diskutuar zgjedhjen e Rashiqit: Kam refuzuar, e çuditshme që do konsultime për të