Një mijë € për tendën e lokalit në Kombinat, vetëdorëzohet inspektori i IMT-së Zhilla, Gjykata lë në burg kolegun e tij

Një mijë € për tendën e lokalit në Kombinat, vetëdorëzohet inspektori i IMT-së Zhilla, Gjykata lë në burg kolegun e tij Punonjësi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Tiranë, Klajdi Zhilla, i shpallur në kërkim për marrjen e 1 mijë eurove ryshfet në zonën e Kombinatit, është vetëdorëzuar në polici. Ai është paraqitur mbrëmjen e së premtes në komisariat, i shoqëruar nga avokati i tij, Andi Skënderi. Zhilla u shpall në kërkim pas operacionit të policisë, ku dyshohet se mori nga pronari i një lokali shumën prej 1 mijë eurosh për të mos prishur tendën pa leje. Inspektori arriti të largohej në momentin e ndërhyrjes, ndërsa kolegët e tij u ndaluan në flagrancë. Në dëshminë paraprake, Zhilla ka pretenduar se nuk e dinte që ishte në kërkim dhe se lajmin e mësoi nga mediat. Ai ishte pjesë e IMT-së vetëm prej dy muajsh. Ndërkohë, sot Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për inspektorin tjetër, Geraldo Fuçia, i cili akuzohet si personi që i kërkoi paratë pronarit të lokalit. “Nuk e njoh fare qytetarin, as e kam kontaktuar, as takuar, as nuk di gjë për rryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë histori. Unë e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike”, ka deklaruar Fuçia para gjykatës. “Nuk e njoh fare qytetarin, as e kam kontaktuar, as takuar, as nuk di gjë për rryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë histori. Unë e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike”, ka deklaruar Fuçia para gjykatës. Avokatët e tij kërkuan një masë më të butë sigurie deri në sqarimin e plotë të rrethanave, por kërkesa u rrëzua nga trupa gjyqësore. Hetimet nisën pas kallëzimit të vetë pronarit të lokalit, i cili denoncoi marrëveshjen e kërkuar nga inspektorët. Me miratimin e SPAK-ut, u kryen përgjime dhe më pas një simulim i dhënies së parave. Një mijë € për tendën e lokalit në Kombinat, vetëdorëzohet inspektori i IMT-së Zhilla, Gjykata lë në burg kolegun e tij Radhë kilometrike nga Velipoja drejt Shkodrës, fluks i lartë pushuesish në kthim I kërkuar ndërkombëtarisht për kultivim dhe trafik droge, kapet në Spanjë 25-vjeçari Media italiane: Pse ka kaq shumë trafikantë të rinj shqiptarë? Rama publikon videon e shembjes në Kepin e Rodonit: Abuzuesit s’mund të marrin peng mjedisin Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, 16-vjeçari thyen xhamat dhe kamerat e shkollës në Kurbin Një mijë € për tendën e lokalit në Kombinat, vetëdorëzohet inspektori i IMT-së Zhilla, Gjykata lë në burg kolegun e tij Krasniqi thotë se Kurti i ka kërkuar takim për të diskutuar zgjedhjen e Rashiqit: Kam refuzuar, e çuditshme që do konsultime për të Milani njofton zyrtarisht për nënshkrimin me Nkunkun Zgjedhja e Emilia Rexhepit ndaras nga nënkryetari serb, Arben Gashi: Gabim teknik, menduam se po votojmë në pako Gashi: Shihet qartë që Vetëvendosje ka një plan bllokimi institucional në Kosovë Balje: Ndarja e votimit për nënkryetar u bë me qëllim për të blerë kohë, tash po afrohen zgjedhjet lokale

Lini një Përgjigje