Krasniqi: Roli i Bashës është teknik deri të përfundojë konstituimi, mbledhja e thirrur e kryesisë është e jashtëligjshme

Krasniqi: Roli i Bashës është teknik deri të përfundojë konstituimi, mbledhja e thirrur e kryesisë është e jashtëligjshme Albert Krasniqi nga D+, ka deklaruar se zgjedhja e kryetarit të kuvendit së bashku me zgjedhjen e nënkryetarëve të këtij institucioni është e paraparë në të njëjtin nen të Kushtetutës, dhe se parlamenti konsiderohet i konstituar vetëm kur zgjidhet kryetari me pesë nënkryetarët.

Krasniqi ka deklaruar edhe se, kryeparlamentari i ri, Dimal Basha, s’gëzon asnjë kompetencë të plotë për të ushtruar funksionet e tij derisa të përfundojë seanca konstituive.

‘‘Zgjedhja e Kryetarit dhe e pesë nënkryetarëve të Kuvendit është e paraparë në të njëjtin nen të Kushtetutës (neni 67.1).

Këto dy akte nuk mund të ndahen mes vete, pasi vetëm me zgjedhjen e Kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve Kuvendi konsiderohet i konstituar.

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit nuk gëzon asnjë kompetencë të plotë për të ushtruar funksionet e tij derisa të përfundojë seanca konstituive.

Deri në atë moment, roli i tij është thjesht teknik: të drejtojë seancën konstituive, e jo të ushtrojë funksione të tjera’’, ka shkruar ai.

Krasniqi ka kujtuar se rregullorja e mëhershme e Kuvendit s’e ka njohur mundësinë që kryetari i ri ta marr drejtimin pa qenë të zgjedhur edhe nënkryetarët.

‘‘Madje, rregullorja e mëhershme e Kuvendit as nuk e njihte mundësinë që kryetari i zgjedhur të merrte drejtimin e seancës pa qenë të zgjedhur edhe nënkryetarët; në atë kohë, seanca konstituive udhëhiqej deri në fund nga deputeti më i vjetër në moshë’’, ka vijuar ai.

Më tej, ai ka komentuar edhe mbledhjen e thirrur nga Basha duke thënë se e njëjta është e jashtëligjshme.

‘‘Në këtë kuptim, thirrja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pa qenë të zgjedhur të gjithë pesë nënkryetarët dhe pa qenë Kuvendi i konstituar, është e jashtëligjshme.

Çdo vendim i tillë është i cenuar në legjitimitet dhe asnjë prej tre nënkryetarëve të zgjedhur në mënyrë ligjore nuk duhet të marrin pjesë në këtë mbledhje’’, ka shtuar ai.

Në fund, Krasniqi ka thënë se procesi i konstituimit duhet të rikthehet aty ku ka mbetur, tek zgjedhja e dy nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Krasniqi: Roli i Bashës është teknik deri të përfundojë konstituimi, mbledhja e thirrur e kryesisë është e jashtëligjshme Ilir Ferati viziton Studenicën: Kemi projekte konkrete që i japin fshatit jetë dhe i mbajnë të rinjtë afër familjeve të tyre Përparim Rama tregon disa nga projektet e realizuara në Hajvali: Bashkë, Prishtinën e çojmë përtej të zakonshmes Stuhi e fortë edhe në Maqedoni të Veriut, anija me turistë nga Liqeni i Ohrit detyrohet të kthehet në ujërat shqiptare Aksident në fshatin Llabjan të Artanës, njëra prej veturave përfundon jashtë rrugës

Lini një Përgjigje