“Krah Thaçit e Limajt, ishte dimër i ashpër”, Buja flet për kujtimet nga lufta dhe…

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka rrëfyer për kohën e luftës, teksa ka qenë përkrah Thaçit e Limajt.

“Në malet e Berishës, Fatmir Limajn dhe Hashim Thaçin.

Ka qenë një dimër i ashpër në atë kohë, është shprehur aparati dhe ka mbetur një kujtim i jashtëzakonshëm nga ajo periudhë”, tha ai në Frontal të T7.

Po ashtu, ai kujtoi dhe fotografi me komandantë të tjerë.

“Realisht unë shumë më pak kam bërë fotografi se të tjerët por ka shumë dëshmi që i qëndrojnë shumë kohës.

Jam në fotografi edhe me Komandant Kumanovën, i plagosur, po ashtu edhe me Komandant Çelikun, i plagosur.

Kam fotografi edhe me Agim Bajramin por jo në periudhë lufte sepse aparati i tij është djegur në kohën e ofanzivës, kur e kanë sulmuar forcat serbe por ka shumë dokumentacion që e dokumentojnë pjesën më të lavdishme të historisë sonë dhe timen personale”, u shpreh Buja.

Ai kujtoi edhe masakrën e Reçakut, ku ishte komandant në atë pjesë.

“Realisht, ka qenë një marrëveshje në atë kohë Holbrok-Millosheviq, edhe pse ne gjithmonë u kemi raportuar ekipit të monitoruesve ndërkombëtarë, edhe Ëalkerit, për lëvizjet e dyshimta të forcave serbe në rrugën Shtime-Ferizaj dhe Shtime-Grykë e Caralevës, për ripozicionimin e tyre dhe kemi pasur njoftime nga shërbimet tona se rrezikshmëria është në dy fshatra, në Dremjak dhe Reçak.

Në Reçak i kemi pasur pozicionimet tona dhe na kanë sulmuar si herën e parë.

Unë kam qenë një natë përpara aty në Reçak për t’ju dhënë vërejtjen ushtarëve për rrezikun që mund të jetë”, tha ai.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje