Pikat kryesore
- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë të enjten për RTKLive se të shtunën fletëvotimet do të shpërndahen për në komunat ku mbahet ky raund zgjedhjesh.
- “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 9 nëntor.
- Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1,316,672 të cilët janë të shpërndarë në 18 komuna.
string(36) “kqz-gati-per-balotazhin-ne-18-komuna” Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë në fazën përmbyllëse të procesit përgatitor, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash që do të mbahen të dielën e 9 nëntorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë të enjten për RTKLive se të shtunën fletëvotimet do të shpërndahen për në komunat ku mbahet ky raund zgjedhjesh. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 9 nëntor. Aktivitetet po zhvillohen sipas planit dhe para ditës së zgjedhjeve, të shtunën, do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor në të gjitha komunat ku do të votohet, përfshirë edhe fletëvotimet dhe pajisjet tjera të nevojshme për procesin e votimit”, tha Elezi. Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1,316,672 të cilët janë të shpërndarë në 18 komuna. Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot. Po sipas KQZ-së, votimi do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht. Muaji i nëntorit sjell zbritjet më të mëdha të vitit në foleja! Black November ka nisur, dhe laptopët nga… Eksperti ekonomik: Qeveria “Kurti” i ka shkaktuar 1 miliard euro dëm buxhetit të Kosovës Të paktën 114 viktima në Filipine nga stuhia, uragani vdekjeprurës drejt Vietnamit Në Prizren nis zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje Policia për vrasjen e dyfishtë në Malishevë: Viktimat u dërguan në QMF në Kijevë, mjekët konstatuan vdekjen Raportohet se ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës