Kosovë, mashtrim dhe abuzim me tenderat, 15 të akuzuar për dëmtim të buxhetit gati 4…

Kosovë, mashtrim dhe abuzim me tenderat, 15 të akuzuar për dëmtim të buxhetit gati 4…

Pikat kryesore

  • Sipas aktakuzës, të pandehurit persona fizikë: N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B., I.E., dhe të pandehurit persona juridikë: “A&F P.
  • Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm i përgjithshëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 1,824,970.00 euro.
  • Nga ana tjetër, sipas aktakuzës, të pandehurit:, A.B., Xh.B., M.Z., N.D.

Kosovë, mashtrim dhe abuzim me tenderat, 15 të akuzuar për dëmtim të buxhetit gati 4 milionë euro Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,“Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve“. Sipas aktakuzës, të pandehurit persona fizikë: N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B., I.E., dhe të pandehurit persona juridikë: “A&F P. Sh.p.k”, “S. Bazuar në aktakuzë, të pandehurit A.M, N.D., nga 2 prilli i vitit 2019 e deri më 11 mars 2021, në cilësinë e personave zyrtarë pranë MASHT-it, kanë hartuar kritere përzgjedhëse në procedurat e tenderimit “Blerja e pakove të pajisjeve të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, të cilat favorizonin operatorin fitues dhe përjashtonin padrejtësisht operatorë të tjerë. Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm i përgjithshëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 1,824,970.00 euro. Nga ana tjetër, sipas aktakuzës, të pandehurit:, A.B., Xh.B., M.Z., N.D. dhe A.M., nga 26 tetori 2020 deri më 27 nëntor 2023, në cilësinë e personave zyrtarë pranë MASHT-it, në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, kanë kontraktuar produkte me çmime deri në 1900% më të larta se ato të tregut duke i shkaktuar buxhetit dëm prej 2,148,282.35 euro. Gjithashtu, në kundërshtim me kushtet e kontratës, kanë lejuar dorëzimin e produkteve me origjinë nga Kina dhe Turqia në vend të produkteve me origjinë nga Bashkimi Evropian, siç ishte përcaktuar në kontratë. Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm i përgjithshëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 3,626,243.80 euro loading…

Lini një Përgjigje