Pikat kryesore
- Clinton tha se viziton shpesh një restorant ku pronari është shqiptar i Kosovës dhe menaxheri serb.
- Përgjatë këtij takimit, Clinton rrëfeu edhe vendimin që mori në vitin 1999 për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë.
- Clinton: Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë.
“Pronari shqiptar, menaxheri serb”/ Clinton rrëfen historinë kur mori vendimin për të ndërhyrë në Kosovë Gjatë një takimi të zhvilluar nga “Clinton Global Initiative”, ku e pranishme ishte dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ka ndarë një histori në të përditshmen e tij, ku sjell në vëmendje bashkëjetesën dhe fuqinë e paqes. Clinton tha se viziton shpesh një restorant ku pronari është shqiptar i Kosovës dhe menaxheri serb. Përgjatë këtij takimit, Clinton rrëfeu edhe vendimin që mori në vitin 1999 për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë. Clinton: Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por, unë u thashë: shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë, dhe në fund do të jetë shumë e kushtueshme për serbët të vazhdojnë të luftojnë, dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në këtë mënyrë. loading…