Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga disa zona të Hungarisë

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga disa zona të Hungarisë

Pikat kryesore

  • Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV).
  • Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdonë ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.
  • Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.

string(83) “kosova-ndalon-importin-e-shpezeve-dhe-produkteve-te-tyre-nga-disa-zona-te-hungarise” Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga disa zona të Hungarisë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar imoprtin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre që kanë origjinën nga disa zona të Hungarisë ku është i pranishëm gripi i shpezëve. “Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV)”, thuhet mes tjerash në komunikatë. Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Raportin e Komisionit Evropian, të datës 04.11.2025, njofton se në shtetin e Hungarisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në fermat komerciale dhe në shpezët e egra në njësitë adminisytrative Jasz, Nagykun dhe Szolnok të shtetit të Hungarisë. Në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, shpezëve si dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, AUV vendos si vijon: Ndalohet importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Hungarisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 km larg zonave të prekura. Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV). Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdonë ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual. Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për… Më e gjata në histori, mbyllja e qeverisë amerikane thyen rekord Padia për tregun e lirë të energjisë elektrike, nis seanca në Supreme Haliti: Si individ e vlerësoj Glauk Konjufcën, si politikan nuk duhet të votohet për Kryeministër Në tetor u raportuan 141 aksidente në rajonin e Ferizajt, u shqiptuan mbi 6 mijë gjoba Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga disa zona të Hungarisë Raporti i KE’së thekson se PSRK’ja dhe Gjykata e Apelit kanë probleme me ndarjen e lëndëve në mënyrë rastësore

Lini një Përgjigje