Kontrolle në tre burgje/ Në qelitë e Fierit, Vlorës dhe Peqinit gjenden sende të palejuara

Kontrolle në tre burgje/ Në qelitë e Fierit, Vlorës dhe Peqinit gjenden sende të palejuara

Pikat kryesore

  • Edhe për këtë rast, u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale.
  • I pranishëm gjatë kontrolleve ishte drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Adriatik Kupi dhe drejtori i policisë së Burgjeve Paulin Rajta.

Forcat operacionale të burgjeve zbarkuan në tre institucione të ekzekutimit të vendimeve penale , për të ushtruar kontrolle në të gjjtha qelitë, në vazhdën e një operacioni që ka nisur në të gjitha burgjet një muaj më parë. Në burgun Vlorë, Fier dhe Peqin policia e burgjeve gjeti dhe sekuestroi aparate celularë, aksesorë mjetesh komunikimi, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta, në shkelje të ligjit. Edhe për këtë rast, u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale. I pranishëm gjatë kontrolleve ishte drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Adriatik Kupi dhe drejtori i policisë së Burgjeve Paulin Rajta. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Nis qeverisja e Magyar/ Hungari, betohet qeveria dhe parlamenti i ri, mbyllet epoka Orban Policia akses në kamerat e rrugëve/ Hita takon kreun e ARRSH: Bashkëpunim për rritjen e sigurisë publike ‘Grupi i zjarrit rekrutoi 3 shtetas italianë’/ Karamuço: Deklaruan se u paguan për hedhjen e molotovëve

Lini një Përgjigje