Policia akses në kamerat e rrugëve/ Hita takon kreun e ARRSH: Bashkëpunim për rritjen e…

Policia akses në kamerat e rrugëve/ Hita takon kreun e ARRSH: Bashkëpunim për rritjen e…

Pikat kryesore

  • Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita bashkë me drejtorin e ARRSH Ami Kozeli u takuan me drejtuesit e Qendres se monitorimit, per te diskutruar per kete bashkepunim ndërmjet dy institucioneve.
  • Venia ne dispozicion te policise e Pamjeve filmike që Qendra e Monitorimit të Trafikut do ti shërbej rritjes se sigurisë publike, parandalimit te ngjarjeve kriminale, si dhe zbardhjes dhe dokumentimin ligjor të tyre.

Të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë të rrugëve urbane apo interurbane në Republikën e Shqipërisë që monitorohen nga Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut do ti vihen në dispozicion Policisë së Shtetit, me qëllim ndëshkimin e drejtuesve te mjeteve që do të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor por edhe për zbulimin e autorëve në ngjarje të ndryshme kriminale. Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita bashkë me drejtorin e ARRSH Ami Kozeli u takuan me drejtuesit e Qendres se monitorimit, per te diskutruar per kete bashkepunim ndërmjet dy institucioneve. Ata ndane qendrimin se përdorimi i mjeteve bashkëkohore logjistike dhe të teknologjisë inteligjente eshte efikas per zbulimin e shpejte te shkeljeve rrugore dhe zvogelon kontaktin e drejtpërdrejtë të punonjësve të Policisë me përdoruesit e rrugës. Venia ne dispozicion te policise e Pamjeve filmike që Qendra e Monitorimit të Trafikut do ti shërbej rritjes se sigurisë publike, parandalimit te ngjarjeve kriminale, si dhe zbardhjes dhe dokumentimin ligjor të tyre. Hita dhe Kozeli u dakordësuan që të mundësohet kalibrimi i radarëve në akset rrugore dhe në tunele, me qëllim që pamjet dhe të dhënat e siguruara t’i vihen në dispozicion Policisë së Shtetit për verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve me masa administrative. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zanati që sfidoi kohën/ Në Korçë, dyqani i orëndreqësve Egro funksionon që prej vitit 1928 Nis qeverisja e Magyar/ Hungari, betohet qeveria dhe parlamenti i ri, mbyllet epoka Orban ‘Grupi i zjarrit rekrutoi 3 shtetas italianë’/ Karamuço: Deklaruan se u paguan për hedhjen e molotovëve

Lini një Përgjigje