Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Pikat kryesore

  • Pas kontrolleve në burgun e Peqinit, kontrolle janë ushtruar edhe në burgun e Shkodrës.
  • IEVP Shkodër bën me dije se gjatë kontrolleve në godinën 2 të burgut u gjetën 3 aparatë celularë, të cilat ishin fshehur në ambjentet e dusheve dhe lavanderisë.
  • Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celuarë konkretisht: Në ambjentet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi.

Pas kontrolleve në burgun e Peqinit, kontrolle janë ushtruar edhe në burgun e Shkodrës. IEVP Shkodër bën me dije se gjatë kontrolleve në godinën 2 të burgut u gjetën 3 aparatë celularë, të cilat ishin fshehur në ambjentet e dusheve dhe lavanderisë. Vijojnë kontrollet në IEVP Shkodër Nga informacionet e marra në rrugë operative nga IEVP Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, si dhe Shefit të Policisë u zhvillua kontroll në ambjentet e brendshme të institucionit. Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celuarë konkretisht: Në ambjentet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi. Në lavanderi u gjetën: 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.

Lini një Përgjigje