Burgjet e Shqipërisë si dyqane celularësh/ Bastisen qelitë e Shkodrës: sa telefona u…

Burgjet e Shqipërisë si dyqane celularësh/ Bastisen qelitë e Shkodrës: sa telefona u…

Pikat kryesore

  • Gjatë kontrollit në godinën 2, raportohet se janë gjetur tre aparate celulare dhe konkretisht në ambientet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi.
  • Ndërkohë, në lavanderi u gjetën 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular iPhone së bashku me dy fisha karikimi.
  • “Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekje të mëtejshme të procedurave”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Një operacion i befasishëm i shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka zbuluar tre aparate celulare në qelitë e IEVP Shkodër, të cilat janë sekuestruar menjëherë dhe ka nisur puna për zbulimin e të burgosurve që i posedonin. Gjatë kontrollit në godinën 2, raportohet se janë gjetur tre aparate celulare dhe konkretisht në ambientet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi. Ndërkohë, në lavanderi u gjetën 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular iPhone së bashku me dy fisha karikimi. “Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekje të mëtejshme të procedurave”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Institucionet e vuajtjes së dënimit u janë nënshtruar prej dy javësh kontrolleve të rrepta, pas publikimit të një video nga gazetari Flamur Vezaj, ku shfaqeshin disa të dënuar në qelitë e Durrësit, duke festuar dhe në dorë mbanin aparate celulare. Pothuajse në të gjitha burgjet janë gjetur telefona, pije alkoolike dhe pajisje e sende të tjera të ndaluara.

Lini një Përgjigje