Pikat kryesore
- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka ushtruar një kontroll të befasishëm në qelitë e burgut të Durrësit, aty ku edhe vuajnë dënimin politikane dhe zyrtarë.
- Si rezultat i kontrolleve u sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë, ku njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G.
- Ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka ushtruar një kontroll të befasishëm në qelitë e burgut të Durrësit, aty ku edhe vuajnë dënimin politikane dhe zyrtarë. Si rezultat i kontrolleve u sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë, ku njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G. Ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit. Drejtoria e Burgjeve, thotë se materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa theksohet se ky aksion ‘është një tjetër dëshmi e vendosmërisë për të goditur çdo tentativë për cenimin e sigurisë në institucionet penitenciare’. Stop sendeve të ndaluara në IEVP Durrës Në vijim të informacioneve të siguruara nga strukturat operative të IEVP Durrës dhe pas analizës së riskut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një aksion të befasishëm kontrolli në këtë institucion. Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të DPB. Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit. Rezultatet e kontrollit: U sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë. Njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G. Dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit. Veprimet e menjëhershme: * U veçua i paraburgosuri B.G. * U hartua raporti i incidentit. * U mbajt procesverbali i bllokimit të sendeve të ndaluara. * Materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore. Ky aksion është një tjetër dëshmi e vendosmërisë për të goditur çdo tentativë për cenimin e sigurisë në institucionet penitenciare. Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të në rang vendi. Zero tolerancë ndaj shkelësve.