Pikat kryesore
- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vijuar kontrollet për forcimin e masave të sigurisë në IEVP Fushë Krujë, me qëllim parandalimin e futjes dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara brenda institucionit.
- Mbrëmjen e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të Burgjeve zhvilluan kontrolle të detajuara në ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgut.
- Operacioni u drejtua nga Drejtori i Policisë së Burgjeve, Drejtuesi i Lartë Paulin Rajta, ndërsa kontrollet përfshinë regjimin e brendshëm, ambientet e observimit dhe brezin e butë të sigurisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vijuar kontrollet për forcimin e masave të sigurisë në IEVP Fushë Krujë, me qëllim parandalimin e futjes dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara brenda institucionit. Mbrëmjen e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të Burgjeve zhvilluan kontrolle të detajuara në ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgut. Operacioni u drejtua nga Drejtori i Policisë së Burgjeve, Drejtuesi i Lartë Paulin Rajta, ndërsa kontrollet përfshinë regjimin e brendshëm, ambientet e observimit dhe brezin e butë të sigurisë. Gjatë kontrollit në zonën mes Godinës A dhe ambienteve të observimit, efektivët konstatuan një aparat celular të markës “Samsung”, një fishe karikimi dhe një palë kufje, të fshehura brenda një çorapeje. Sipas njoftimit zyrtar, materialet e gjetura iu referuan strukturave përgjegjëse për vijimin e veprimeve hetimore dhe proceduriale. Po ashtu, për rastin është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, e cila do të ndjekë procedurat përkatëse. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Goditet organizata në Tiranë, sekuestrohen 1 milion euro / Karamuço: Krimi shqiptar nuk është aq i rrezikshëm sa mafia italiane “Amerika do kthehet në Hënë, këtë herë për të qëndruar”, shefi i NASA-s zbulon planet për misionin e ri Iu nënshtrua kontrollit mjekësor/ Donald Trump: Gjithçka ishte perfekt, po kthehem në Shtëpinë e Bardhë