Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Pacolli deklarohet pas dëshmisë në Prokurori

Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Pacolli deklarohet pas dëshmisë në Prokurori

Pikat kryesore

  • Behgjet Pacolli qëndroi për katër orë në Prokurorinë e Tiranës ku u mor në pyetje për mosmarrëveshjet në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës.
  • Biznesmeni nga Kosova, pronar i kompanisë ‘Mabco Constructions’ nuk dha detaje nga hetimi, por gazetarëve që e prisnin në dalje të prokurorisë iu përgjigj duke thënë se “aeoroporti do të bëhet”.
  • “Unë isha këtu për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar dhe si person i informuar më duket se është e drejtë që të shkojë dhe të tregojë kronologjinë e çështjes”, tha Pacolli.

Behgjet Pacolli qëndroi për katër orë në Prokurorinë e Tiranës ku u mor në pyetje për mosmarrëveshjet në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës. Biznesmeni nga Kosova, pronar i kompanisë ‘Mabco Constructions’ nuk dha detaje nga hetimi, por gazetarëve që e prisnin në dalje të prokurorisë iu përgjigj duke thënë se “aeoroporti do të bëhet”. “Unë isha këtu për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar dhe si person i informuar më duket se është e drejtë që të shkojë dhe të tregojë kronologjinë e çështjes”, tha Pacolli. “Isha për kallëzimin që vëllai im ka bërë ndaj personave… ju e dini ndaj kujt. Dhe, unë isha për të informuar për këtë takim. Këtu s’ka të bëjë asgjë qeveria”, u shpreh ai. Pacolli tha se i beson drejtësisë. “Unë besoj shumë në drejtësi dhe do të veprojë ashtu si do të pasojë vendimet gjyqësore”, u shpreh biznesmeni. Pacolli është marrë në pyetje në të njëjtën ditë që zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thirret në SPAK për një çështje tjetër, në lidhje me mbikqyrjen e punimeve në Tunelin e Llogarasë. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 14:06 Përfundon takimi i liderëve me presidenten, deklarohet Abdixhiku 10/31/2025 14:04 Përfundon takimi i presidentes me kryetarët e partive politike 10/31/2025 13:58 Millanoviq pas takimit me Papa Leonin, përmend mosnjohjen e Kosovës nga Vatikani

Lini një Përgjigje