Pikat kryesore
- Një 18-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës.
- Nga informacionet paraprake mësohet se i riu ka mbërritur në urgjencën e spitalit me dëmtime në kokë.
- Ai ndodhet në reanimacion, ku po trajtohet nga personeli mjekësor.
Një 18-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës. Nga informacionet paraprake mësohet se i riu ka mbërritur në urgjencën e spitalit me dëmtime në kokë. Ai ndodhet në reanimacion, ku po trajtohet nga personeli mjekësor. Plagosja dyshohet se erdhi pas një konflikti mes të riut dhe njerkut të tij, i cili dyshohet se më pas e goditi me thikë. Policia ka kapur dhe arrestuar Niko Bakën, 37 vjeç, si autor të dyshuar të sulmit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar përgjegjësitë ligjore.