Pikat kryesore
- Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë publike planin e masave për mbarëvajtjen e koncertit të artistit ndërkombëtar Kanye West, i cili do të zhvillohet më 11 korrik në “Eagle Stadium”.
- Për shkak të fluksit të lartë të pjesëmarrësve, policia ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
- Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 07:00 deri në 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë publike planin e masave për mbarëvajtjen e koncertit të artistit ndërkombëtar Kanye West, i cili do të zhvillohet më 11 korrik në “Eagle Stadium”. Për shkak të fluksit të lartë të pjesëmarrësve, policia ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 07:00 deri në 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet e zonës. Policia bën me dije gjithashtu se në aksin nga Ura e Institutit deri te “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të trafikut, në varësi të numrit të pjesëmarrësve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e qarkullimit. Koncerti do të zhvillohet në “Eagle Stadium”, një strukturë e ngritur në kilometrin e parë të autostradës Tiranë–Durrës, me një kapacitet prej rreth 60 mijë spektatorësh dhe një sipërfaqe prej 65 mijë metrash katrorë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama: Koncerti i Kanye West është investim për Shqipërinë, jo shpenzim! Marketing global që sjell turizëm dhe ekonomi Aksident në Fier, makina del nga rruga/ Lëndohet një 7-vjeçare Kanye West ndez sonte Tiranën, gjithçka gati për koncertin e shumëpritur