Pikat kryesore
- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West i cili u zhvillua në Tiranë.
- Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ai shprehet se ngjarja u bë një motiv ndasie shumë i egër, ku një grup njerëzish u lëshua kundër tij.
- Kryeministri theksoi se ka dëgjuar refrene si “populli s’ka bukë” dhe “varfëria është në kulm”.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West i cili u zhvillua në Tiranë. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ai shprehet se ngjarja u bë një motiv ndasie shumë i egër, ku një grup njerëzish u lëshua kundër tij. Kryeministri theksoi se ka dëgjuar refrene si “populli s’ka bukë” dhe “varfëria është në kulm”. Në lidhje me këtë, ai tha se ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend.