Pikat kryesore
- Paraditen e kësaj të diele, rreth orës 09.45, në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë është shënuar një tjetër aksident rrugor, vetëm pak orë pas përplasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës pranë fshatit Karinë.
- Ngjarja është regjistruar te kryqëzimi i Gjocajt, në afërsi të qytetit të Peqinit, ku janë përplasur dy automjete.
- Si pasojë e goditjes së fortë, njëra prej autoveturave ka pësuar dëmtime thuajse të plota.
Paraditen e kësaj të diele, rreth orës 09.45, në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë është shënuar një tjetër aksident rrugor, vetëm pak orë pas përplasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës pranë fshatit Karinë. Ngjarja është regjistruar te kryqëzimi i Gjocajt, në afërsi të qytetit të Peqinit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e goditjes së fortë, njëra prej autoveturave ka pësuar dëmtime thuajse të plota. Nga të dhënat e para dyshohet se një prej mjeteve ka hyrë në rrugën kryesore në shkelje të rregullave të qarkullimit, duke u bërë shkak për aksidentin. Si pasojë e përplasjes është lënduar një nga drejtuesit e mjeteve, i cili është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.