Kolegji Zgjedhor “vulos” 11 majin, rrëzohet padia e PD Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike duke i dhënë fund betejës ligjore për rezultatin e 11 majit, betejë që zgjati për 4 muaj më radhë.
Në fund të seancës që zgjati për më shumë se 8 orë, gjyqtarët vendosën se pretendimet e opozitës kundër zgjedhjeve parlamentare janë të pabazuara.
Partia Demokratike goditi në gjykatë vendimin e komisionit rregullator për shpalljen e rezultatit përfundimtar duke pretenduar se procesi i 11 majit ishte i parregullt dhe nuk reflekton vullnetin e qytetareve shqiptare.
Por gjykata i rrezoi pretendimet e opozitës duke i hapur rrugë mbledhjes së parlamentit të ri.
Tashme i takon Presidentit të Republikes të dekretojë datën për mbledhjen e parë të Kuvendit.
Pritet që në 11 shtator kryeministri Edi Rama të shpallë qeverinë e re .
Kolegji Zgjedhor “vulos” 11 majin, rrëzohet padia e PD Sondazhi: Cilat shtete janë pro dhe skeptikë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE E përplasi 17-vjeçari me “Range Rover”, ndërron jetë pas 10 ditësh në koma Kreshnik Tomani, baba i tre fëmijëve Rihapen regjistrimet për fëmijët në klasat e para dhe të dhjeta Denar Biba tërhiqet nga gara, KED konfirmon 6 kandidatët e kualifikuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese Rreth 258 mijë ton!