Pikat kryesore
- Pacientët me kancer nuk do e marrin shërbimin e Kimioterapisë vetëm tek Onkologjiku por edhe në spitalet rajonale.
- Gjatë një takimi në prag të festave me pacientë, mjekë dhe infermierë, kreu i qeverisë, nënvizoi rritjen e buxhetit me 50 milionë euro më shumë për shëndetësinë, ku një fond i posaçëm shkon për barnat onkologjike.
- Kreu i qeverisë premtoi rritje të pagave për bluzat e bardha si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në proceset e trajtimit të pacientëve.
Pacientët me kancer nuk do e marrin shërbimin e Kimioterapisë vetëm tek Onkologjiku por edhe në spitalet rajonale. Gjatë një takimi në prag të festave me pacientë, mjekë dhe infermierë, kreu i qeverisë, nënvizoi rritjen e buxhetit me 50 milionë euro më shumë për shëndetësinë, ku një fond i posaçëm shkon për barnat onkologjike. Kreu i qeverisë premtoi rritje të pagave për bluzat e bardha si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në proceset e trajtimit të pacientëve. Më herët, Rama inspektoi dhe kantieret e hapura në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Spitali i Kardiologjisë do të hapet në muajin mars ndërsa së shpejti do të nisë puna ndërtimin nga e para të pediatrisë infektive. Kurse parkingu i ri prej 1400 vendesh, që përfshin platformë për uljen e helikopterëve të emergjencës apo ashensor për ambulancat do të hapet në shtator të vitit të ardhshëm. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Virozat prekin fëmijët/ Shtohen rastet në Pediatrinë e QSUT, mjekët: Viruse të rrezikshme Thellohet tragjedia e Maliqit/ Pas nënës dhe djalit 14-vjeçar, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja Dorëhiqet drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho, kush pritet ta zëvendësojë