Sot në orën 11:00, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të zhvillojë një mbledhje të rëndësishme, ku pritet të konfirmohet Albin Kurti si mandatar për formimin e qeverisë së re. Ky takim ishte paralajmëruar nga Kurti të enjten e kaluar. Një javë më parë, Dimal Basha përfundoi procesin e konstituimit të Kuvendit pa arritur të zgjidhte nënkryetarin serb. Së fundmi, Gjykata Kushtetuese vendosi që deri më 30 shtator të ndalojë çdo veprim në lidhje me krijimin e institucioneve të reja, për shkak të mundësisë së dëmeve të pariparueshme.
Këshilli i Përgjithshëm i VV’së mblidhet sot në orën 11:00