Kaos para Kuvendit, momenti kur qytetari goditet me send të fortë nga protestuesit ()

Kaos para Kuvendit, momenti kur qytetari goditet me send të fortë nga protestuesit ()

Pikat kryesore

  • Në videon e siguruar nga gazeta TemA duket se objekti, i cili ngjan me një gur ose një pllakë të shkëputur nga trotuari, godet në kokë një nga protestuesit që ndodhej në vijën e parë të përplasjeve.
  • Menjëherë pas goditjes, personi i lënduar largohet nga vendi duke vendosur duart në kokë nga dhimbja dhe në shenjë mbrojtjeje.
  • Pamjet ilustrojnë momentet e tensionit gjatë protestës, ku, mes hedhjes së sendeve të forta në drejtim të policisë, u lëndua edhe një prej pjesëmarrësve në protestë.

Pamjet e filmuara gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë përpara Kuvendit tregojnë momentin kur një prej protestuesve mbetet i lënduar nga një send i fortë, që hidhet nga protestuesit e tjerë pas shpinës së tij. Në videon e siguruar nga gazeta TemA duket se objekti, i cili ngjan me një gur ose një pllakë të shkëputur nga trotuari, godet në kokë një nga protestuesit që ndodhej në vijën e parë të përplasjeve. Menjëherë pas goditjes, personi i lënduar largohet nga vendi duke vendosur duart në kokë nga dhimbja dhe në shenjë mbrojtjeje. Pamjet ilustrojnë momentet e tensionit gjatë protestës, ku, mes hedhjes së sendeve të forta në drejtim të policisë, u lëndua edhe një prej pjesëmarrësve në protestë. Ndërkaq, në radhët e policisë janë pesë efektivë të lënduar, tre prej të cilëve me dëmtime në kokë.

Lini një Përgjigje