Kanye ndez Tiranën: Minutat e fundit para fillimit të koncertit. Me mijëra fansa në…

Kanye ndez Tiranën: Minutat e fundit para fillimit të koncertit. Me mijëra fansa në…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Gjithçka gati duket të jetë në “Eagle Stadium’, për koncertin e këngëtarit të njohur Kanye West.
  • Kanye West konsiderohet një prej artistëve më me ndikim në historinë e muzikës hip-hop.
  • Gjatë karrierës së tij ai ka publikuar albume që kanë shënuar epokë, si “The College Dropout”, “Graduation”, “808s & Heartbreak” dhe “Donda”, ndërsa është vlerësuar me 24 çmime Grammy.

TIRANË- Gjithçka gati duket të jetë në “Eagle Stadium’, për koncertin e këngëtarit të njohur Kanye West. Kanye West konsiderohet një prej artistëve më me ndikim në historinë e muzikës hip-hop. Gjatë karrierës së tij ai ka publikuar albume që kanë shënuar epokë, si “The College Dropout”, “Graduation”, “808s & Heartbreak” dhe “Donda”, ndërsa është vlerësuar me 24 çmime Grammy. Përveç suksesit në muzikë, West ka ndërtuar edhe një karrierë të suksesshme në industrinë e modës me markën Yeezy, ndërsa revista Time e ka renditur dy herë mes njerëzve më me ndikim në botë. Koncerti në Tiranë do të shënojë performancën e parë të Kanye West në Ballkan, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në qendër të vëmendjes për fansat e artistit nga rajoni dhe më gjerë. Pritet që eventi të sjellë mijëra vizitorë në Shqipëri, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të posaçme për organizimin dhe menaxhimin e trafikut në zonën ku do të zhvillohet koncerti/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Edicioni qendror me Emilian Islamin, (11/07/2026) U gjet i vdekur në makinë/ Shkodër, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Dita 42 e protestës, pamjet me dron: Ja pjesëmarrja e qytetarëve në Bulevard

Lini një Përgjigje