Pikat kryesore
- HANI I HOTIT- Autoritetet malazeze kanë njoftuar zhvillimin e një proteste nga Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi, e cila do të nisë të martën në orën 09:30 dhe do të zgjasë për 72 orë.
- Si pasojë e kësaj proteste dhe për të garantuar sigurinë rrugore, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria drejt Malit të Zi deri në përfundim të saj.
- Gjatë kësaj periudhe, në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet e vogla, mjetet e emergjencës, autobusët dhe transporti i pasagjerëve.
HANI I HOTIT- Autoritetet malazeze kanë njoftuar zhvillimin e një proteste nga Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi, e cila do të nisë të martën në orën 09:30 dhe do të zgjasë për 72 orë. Si pasojë e kësaj proteste dhe për të garantuar sigurinë rrugore, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria drejt Malit të Zi deri në përfundim të saj. Gjatë kësaj periudhe, në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet e vogla, mjetet e emergjencës, autobusët dhe transporti i pasagjerëve. Policia Kufitare u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të rënda të respektojnë këtë kufizim të përkohshëm, për të shmangur bllokimet dhe incidentet e mundshme gjatë zhvillimit të protestës./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rrëmbimi në Tiranë/ Biznesmeni 32-vjeçar u mbajt peng dhe u dhunua, autorët i kërkuan 1 milion euro Hyri për të vjedhur, por humbi jetën/ Fier, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune “Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekton punimet në Lungomaren e Plazhit të Vjetër