Pikat kryesore
- Sot u zhvillua seanca për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj për e pavlefshmërisë së dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror, por mediat nuk u lejuan ta transmetonin live.
- Për këtë reagoi edhe gazetari Andi Bushati, i cili tha se çfarë kërkon të fshehë një prokuror që i është nënshtruar vettingut.
- “Para se të më vijë mirë që gjykata i rrëzon një kërkesë Veliajt, më vjen ndot që një prokuror i SPAK-ut kërkon dhe fiton një seancë me dyer te mbyllura.
Sot u zhvillua seanca për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj për e pavlefshmërisë së dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror, por mediat nuk u lejuan ta transmetonin live. Për këtë reagoi edhe gazetari Andi Bushati, i cili tha se çfarë kërkon të fshehë një prokuror që i është nënshtruar vettingut. “Para se të më vijë mirë që gjykata i rrëzon një kërkesë Veliajt, më vjen ndot që një prokuror i SPAK-ut kërkon dhe fiton një seancë me dyer te mbyllura. Ç’mund të ketë për të fshehur një prokuror që i është nënshtruar vettingut? Apo kjo është mendësia e përfaqësuesit të një institucioni që vuan nga mendësia konspirative e kultit të sekretit?”