Juve kalon Pafos, triumfon 2-0, Spalletti kapet vetëm pas pikëve: Nuk jam i lumtur

Juve kalon Pafos, triumfon 2-0, Spalletti kapet vetëm pas pikëve: Nuk jam i lumtur

Pikat kryesore

  • Në “Stadium”, përballë Pafos, një ekip modest, Juve vuan më shumë se sa pritej, në një kohë kur miqtë nga Qipro i kërcënuan jo pak gjatë pjesës së parë, madje goditën edhe shtyllën pingule.

Juve kalon Pafos, triumfon 2-0, Spalletti kapet vetëm pas pikëve: Nuk jam i lumtur Dy fitore në dy ndeshjet e fundit në Champions i japin frymëmarrje “Zonjës së Vjetër”, mban në lojë ekipin e Spallettit, me Juven që e sheh veten në vendin e 17-të në kuotën e 9 pikëve pas 6 ndeshjeve. Në “Stadium”, përballë Pafos, një ekip modest, Juve vuan më shumë se sa pritej, në një kohë kur miqtë nga Qipro i kërcënuan jo pak gjatë pjesës së parë, madje goditën edhe shtyllën pingule. Me David në majën e sulmit, i mbështetur nga dyshja Yildiz-Zhegrova, me sulmuesin dardan që për herë të parë zbriti nga minuta e parë, Juve hasi shumë vështirësi në fazën sulmuese, madje sulmuesi kanadez humbi një rast të pabesueshëm me portën e boshatisur.

Lini një Përgjigje